Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë një sërë vendimesh. Ekzekutivi miratoi Projektligjin për sistemin qendror të evidencës penale dhe përfshiu në agjendën legjislative të këtij viti, plotësim-ndryshimin e Ligjit për energjinë. Kabineti qeveritar miratoi edhe një udhëzim administrativ që cakton listën dhe llojet e pajisjeve ndihmëse, që ofrohen falas për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Ndërkohë, i dhanë dritë të gjelbër koncept-dokumentit për buxhetimin e përgjithshëm gjinor.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se miratimi i Projektligjit për evidencë penale do të paraqes një varg lehtësirash për qytetarët.
Nga ana tjetër, ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, arsyetoi udhëzimin administrativ për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Kosovë.
“Ky projekt-udhëzim administrativ rregullon fushë veprimtarin ku ka për qëllim përcaktimin e listës, llojet dhe kriteret e pajisjeve ndihmëse falas që i shërben për lëvizje, parandalim dhe asistim të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Kosovë”, theksoi ajo.
“Mundëson shpërndarje të barabartë të burimeve dhe kontribuon në mundësi të barabarta për të gjithë, gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë. Ky është thelbësor si për barazinë dhe drejtësinë gjinore, ashtu edhe për barazinë dhe drejtësinë fiskale. Njohurit adresojmë diskriminim gjinor dhe është një hap drejtë llogaridhënies të drejtës së grave”, tha ai.
Në mbledhjen e sotme, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi informoi kabinetin qeveritar për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit për periudhën korrik-shtator 2022.
Ndërkohë, morën vendim edhe për shitjen e disa veturave në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë të cilat janë jashtë funksionit.