Qeveria miraton projektligjin për banim social, këto familje do të përfitojnë
Lexohet për: 1 min.
Qeveria e Kosoves (1 of 2)
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për banim social dhe të përballueshëm. Nga ky projektligj u tha se do të përfitojnë familjet në gjendje jo të mirë ekonomike, të papunët dhe të pastrehët.

Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi edhe Projektligjin për ndryshim-plotësim të Ligjit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit.

Krahas kësaj, qeveria emërojë edhe bordin e drejtorëve të Telekomit të Kosovës.

"Kryesues emërohet Petrit Nahi, anëtarë, Rrezarta Pllana, Sanije Thaçi dhe Lindita Toçi", tha kryeministri Albin Kurti.

Krahas këtyre, qeveria i dha dritën e gjelbër edhe disa vendimeve për shpronësim të pronave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025