Qeveria e Sllovenisë miratoi të enjten një mocion për njohjen e Palestinës si shtet, raportojnë mediat lokale.
Qeveria ia referoi mocionin në Asamblenë Kombëtare për miratim përfundimtar, tha kryeministri Robert Golob pas seancës së qeverisë, sipas Agjencisë Sllovene të Shtypit.
Më 9 maj, qeveria sllovene nisi procedurat për njohjen e shtetit të Palestinës, sipas agjencisë.
Izraeli ka vrarë më shumë se 36,200 palestinezë në Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar, i cili vrau rreth 1,200 njerëz.
Izraeli akuzohet për "gjenocid" në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka urdhëruar Tel Avivin të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidi dhe të marrin masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza. /AA