Qeveria e re e Maqedonisë Veriore, më shumë emra të ri në ekipin e Kovaçevskit
Lexohet për: 2 min.
qeveria
3 vite më parë
Linku u kopjua

Kompletimi i emrave të kabinetit të ri qeveritar është pothuajse punë e kryer.

Mandatari Dimitar Kovaçevski sot takoi kryesinë e ngushtë të partisë për një konfirmim të fundit të emrave që ka zgjedhur, pas konsultimeve edhe me partnerët e koalicionit qeveritar.

Të hënën pasdite, në mbledhjen e kryesisë qendrore, Kovaçevski do t’i konfirmojë emrat edhe para organeve të partisë. Për opinionin emrat nuk janë zyrtarizuar por mediat tashmë raportojnë jo zyrtarisht për disa prej tyre.

Qeveria e Kovaçevskit:

Sanja Llukarevska – zv/kryeministre për luftë kundër korrupsionit

Bojan Mariçiq – zv/kryeministër për çështje evropiane

Fatmir Bytyqi – zv/kryeministër për çështje ekonomike

Ministër për Punë të Brendshme ende nuk dihet emri

Lupço Nikollovski – ministër i Mbrojtjes

Millan Zhivkoviq – ministër për Punë dhe Politikë Sociale

Sllavjanka Petrovska – ministre e Drejtësisë

Trajan Dimkov – ministër i Bujqësisë

Dilema ka pasur për Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve por gjasat janë që ajo të drejtohet edhe më tej nga Bllagoj Boçvarski. Partitë shqiptare të koalicionit mbeten te kuadrot e njëjta.

Kovaçevski pritet të dorëzojë propozimin për kabinetin e ri qeveritar në Kuvend ditën e martë dhe ai të votohet gjatë fundjavës së ardhshme.

Ministër i Punëve të Brendshme me gjasë do të mbetet Oliver Spasovski edhe pse u përfol se nënkryetari i LSDM-së Mile Zeçeviq do ta udhëheqë dikasterin e Brendshëm./AlsatM

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025