Qeveria e re në Bullgari ka miratuar pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, njoftoi Këshilli i Ministrave më 26 qershor.
Paketa e re e ndihmës u miratua në përputhje me vendimin e Parlamentit bullgar e dhjetorit të vitit 2022.
Këshilli i Ministrave i Bullgarisë tha se pakoja e ndihmës është konform pakos së dërguar në fund të vitit 2022.
“Me ofrimin e kësaj ndihme, stoqet e forcave të armatosura të Bullgarisë nuk do të dëmtohen”, tha Qeveria.
Bullgaria është një prej shteteve në Evropën Lindore që ka stoqe dhe prodhon mocione për armët e epokës sovjetike, që ushtria ukrainase i përdor.
Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, disa parti, por edhe presidenti Rumen Radev kanë kundërshtuar dërgimin e ndihmës në Ukrainë, duke argumentuar se kjo e fut Bullgarinë në luftë./REL