Qeveri e pakicës apo stabile, si pritet të jetë ekzekutivi i ardhshëm?
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Qeveri e pakicës apo stabile, si pritet të jetë ekzekutivi i ardhshëm?
qeveriaannn
02/03/2025 - 11:18
Linku u kopjua


Takimet e njëpasnjëshme të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në Kosovë me liderët e partive politike po konsiderohen si presion për formim të shpejtë të institucioneve dhe të një qeverie stabile. Sipas analistëve politikë, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, aleatët ndërkombëtarë duan që në Kosovë të jetë një qeveri me shumicë të konsiderueshme në parlament që i kalon sfidat e mëdha që i pret vendi. Të njëjtit thonë se qeveria e pakicës me numra minimal në legjislativ nuk është jetë gjatë.


Analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë për KosovaPress se ndërkombëtarët po japin mesazhe që Kosova mos të ketë krizë të ndërtimit të institucioneve.

Sipas tij, aleatët duan një qeveri e cila nuk është e përkohshme, por merret me dialogun me Serbinë, po ashtu edhe obligimet nga ky proces, përfshirë Asociacionin.

Në të kundërtën, Sadiku deklaron se një qeveri e pakicës, me një shumicë minimale prej 61-62 deputetëve në Kuvend do të prodhonte zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e këtij viti kur mbahen edhe zgjedhjet lokale apo në mars të vitit 2026 kur vjen procesi i zgjedhjes së presidentit.

Kërkesën ndërkombëtare për një qeveri stabile në Kosovë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit e thekson edhe politologu, Albinot Maloku.

Ai për KosovaPress ka thënë se një qeveri që formohet me minimumin e numrave në Kuvend nuk ka jetëgjatësi.

Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, pa numëruar votat e diasporës e ato me kusht, LVV-ja pritet t’i ketë 47 deputetë, PDK-ja 25, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026