Javën e ardhshme në dy qendrat e emigrantëve të ngritura në Shëngjin dhe në Gjadër të Lezhës, që Italia ka ndërtuar për të zhvendosur procedurat e azilit, pritet të mbërrijnë emigrantët e parë, sipas mediave italiane.
Në një intervistë për median italiane “La Repubblica” kryeministri Edi Rama shprehet se “ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave është diçka që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me qeverinë shqiptare”.
Kryeministri Rama nënvizoi se në bazë të marrëveshjes parashikohet që nuk mund të largohen nga kampi dhe të udhëtojnë lirshëm në Shqipëri. E nëse kjo do të ndodhte shtoi Rama, “një plan veprimi i miratuar do të vihet në lëvizje”.
Intervista e plotë e kryeministrit Rama për median italiane “La Repubblica”Rama: Qeveria juaj nuk na ka gënjyer kurrë dhe nuk harron asnjë nga angazhimet e shumta që ka marrë për ne. Megjithatë, unë nuk përfaqësoj asnjë autoritet të së vërtetës për të verifikuar atë që qeveria italiane pohon për çështje që ju interesojnë juve dhe jo ne. Ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave është diçka që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me qeverinë shqiptare. Nuk na përket neve”.
Qendrat duhej të ishin gati në maj, i dini arsyet e këtij vonimi?
Rama: Jo, nuk e di, sepse ata do të shoqërohen nga autoritetet italiane në një vend që është nën juridiksionin italian. Si gjatë udhëtimit për në kamp ashtu edhe gjatë qëndrimit, nuk ka asnjë ndërthurje me autoritetet tona.
Rama: Jo, nuk e di, nuk kemi folur për këtë që kur ajo ishte këtu për të bërë inspektimet e kantierëve”
Disa vende evropiane duan të kopjojnë marrëveshjen Itali-Shqipëri. Çfarë mendoni për këtë?
A jeni i shqetësuar që pakti mund të dështojë për shkak të pengesave juridike në mbajtjen e emigrantëve?
Rama: Marrëveshja parashikon që emigrantët nuk mund të largohen nga kampi dhe të udhëtojnë lirshëm në Shqipëri. Nëse kjo do të ndodhte, një plan veprimi i miratuar do të vihet në lëvizje: institucionet dhe agjencitë tona të sigurisë dhe drejtësisë kanë punuar ngushtë së bashku për vite me radhë për të luftuar krimin e organizuar. Do të shqetësohem nëse dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon të ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar. Në të vërtetë, jam shumë i qetë, sepse marrëdhënia mes Italisë dhe Shqipërisë, gjatë këtyre dekadave, më ka mësuar se kur Shqipëria duhet të shqetësohet, nuk është kurrë vetëm. Falë Italisë, para së gjithash. Dhe pastaj, për ta thënë troç, kur në krye të qeverisë në Itali është dikush që insiston të përballet gjithmonë, mund të ecësh përpara me besim edhe kundër çdo fatkeqësie të papritur.