“Qëllonin mbi myslimanët”, ish-gruaja ekspozon njërin prej snajperistëve italianë të “Sarajevo Safari”
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Qëllonin mbi myslimanët”, ish-gruaja ekspozon njërin prej snajperistëve italianë të “Sarajevo Safari”
Sarajevo Safari
19/06/2026 - 12:37
Linku u kopjua

Prokurorët në Milano kanë thënë të mërkurën se Karabinierët kanë sekuestruar “dëshmi të rëndësishme” gjatë një kontrolli në shtëpinë e njërit prej katër italianëve që po hetohen për vrasje, lidhur me udhëtime të dyshuara “snajperësh të fundjavës” në Sarajevë gjatë luftës në Bosnje.

Sipas hetimeve, të dyshuarit dyshohet se kanë paguar shuma të mëdha parash milicive serbe për të mundësuar që të qëllonin mbi civilë boshnjakë për argëtim gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet 1993–1995, ku u vranë rreth 11,000 njerëz.

Prokurorët thanë se provat e sekuestruara përfshijnë një fotografi të njërit prej të dyshuarve, një 65-vjeçar nga zona e Alessandrias, së bashku me pajisje teknike dhe një silenciator.

Kontrolli u krye në bazë të dëshmisë së ish-bashkëshortes dhe ish-partneres së tij, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, transmeton KosovaPress.

Gjatë marrjes në pyetje, ish-partnerja tha se i dyshuari i kishte treguar se vuante nga makthe, pasi kishte vrarë njerëz në Bosnje në vitet 90-ta.

“Ai më tha se nisej nga Milano me avion dhe se kishte edhe persona të tjerë me të që kalonin fundjavën (…) si snajperë dhe qëllonin mbi myslimanë”, tha ajo për hetuesit.

I dyshuari më herët kishte përdorur të drejtën për të heshtur gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët.

Tre të dyshuarit e tjerë janë një 80-vjeçar ish-shofer kamioni nga provinca e Pordenones, një biznesmen 64-vjeçar që jeton në Brianza dhe një person nga Toskana.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026