Qazim Laçi titullar kundër Liverpoolit
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Liverpooli do të luajë sot ndeshjen e kthimit kundër Sparta Pragues në Ligën e Evropës.

Në kuadër të fazës së 1/16 të kësaj gare, në ndeshjen e parë që u zhvillua në terrenin çek, Liverpooli e mposhti Sparta Prague me rezultat të thellë 5:1, raporton KosovaPress.

“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp veçse gjenden me një këmbë në çerekfinale, ndërsa edhe sot janë favorit për fitore.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Alexander-Arnold, Alisson, Bajcetic, Jota, Gravenberch, Jones, Matip dhe Konate, kurse te Sparta Prague mungojnë Pavelka, Pesek, Sorensen dhe Vindheim.

Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Kelleher; Robertson, Quansah, Gomez, Bradley; Szoboszlai, Endo, Clark; Gakpo, Nunez, Salah

Sparta Prague (3-5-2): Vindahl; Vitik, Zeleny, Krejci; Preciado, Laci, Solbakken, Kairinen, Rynes; Birmancevic, Kuchta

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025