Putin pranon fajin rus në rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Putin pranon fajin rus në rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit
Untitled
09/10/2025 - 18:48
Linku u kopjua

Presidenti rus Vladimir Putin për herë të parë ka pranuar se rrëzimi i një avioni të kompanisë ”Azerbaijani Airlines”, dhjetorin e kaluar, u shkaktua nga gabimet e mbrojtjes ajrore ruse dhe premtoi kompensim.

“Sigurisht, në raste të tilla tragjike, Rusia do të bëjë gjithçka që është e nevojshme në lidhje me kompensimin dhe do të ketë një vlerësim ligjor të veprimeve të të gjithë atyre që janë përgjegjës”, tha Putin në një takim me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Rrëzimi i avionit në Kazakistan vrau 38 persona, ndërsa 29 mbijetuan në vendin e rrëzimit, pranë qytetit Aktau - Kazakistan.

Sipas deklaratave të Kremlinit, Putin tha se ‘’hetimi kishte arritur në përfundimin se dy faktorë çuan në aksident, prania e një droni ukrainas në ajër dhe një mosfunksionim teknik në sistemin e mbrojtjes raketore të Rusisë’’.

”Dy raketa shpërthyen pranë avionit, por pa një goditje të drejtpërdrejtë”, tha Putin.

Fluturimi i ”Azerbaijani Airlines” nga Baku ishte i drejtuar për në Grozni, kryeqytetin e Çeçenisë, ku njësitë ruse të mbrojtjes ajrore ishin aktive mes sulmeve me dronë ukrainas.

Pavarësisht dëmtimeve, avioni vazhdoi të fluturonte mbi detin Kaspik, por u rrëzua gjatë uljes emergjente, raporton ATSH, përcjell KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026