Putin po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet evropiane thotë Tajani
Lexohet për: 1 min.
ansa123
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet evropiane të kësaj jave si pjesë e "luftës hibride" që Moska po zhvillon që nga pushtimi i Ukrainës, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani të enjten në një Forum të ANSA.

"Putini po zhvillon një luftë hibride dhe po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet evropiane, duke u përpjekur të përçajë Perëndimin," tha kreu i ‘Forza Italia’ (FI) Tajani.

"Por ne jemi të gjithë të bashkuar në mbrojtjen e Ukrainës", tha ai.

Tajani përsëriti se Italia nuk do të jetë ndër vendet perëndimore pro lejimit të Kievin të përdorë armët që ofron për të goditur objektivat në territorin rus.

"Ne jemi vetëm në favor të asaj që armët italiane të përdoren vetëm për mbrojtje brenda territorit ukrainas", tha ai./ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024