Punonjësja rrezikon jetën për të mbrojtur fëmijët nga sulmuesi me thikë në Dublin
Lexohet për: 2 min.
fwqfwfw
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një punonjëse e kujdesit për fëmijët, e cila vuri jetën e saj në rrezik për të mbrojtur fëmijët nga një sulmues me thikë, është përshkruar si një "hero" nga familja dhe miqtë.

Leanne Flynn vazhdon të trajtohet në një spital të Dublinit këtë fundjavë nga lëndimet e rënda në qafë që pësoi pasi ndërhyri me guxim për të mbrojtur një grup prej pesë dhe gjashtëvjeçarësh që u sulmuan në qytetin e Dublinit të enjten.

Trazirat në Dublin: 34 persona të arrestuar pas protestave të dhunshme në qytet pas therjeve me thikë - KosovaPress

Një vajzë pesëvjeçare, e cila iu nënshtrua një operacioni urgjent pasi u godit me thikë në këtë incident, mbeti në gjendje kritike në spitalin e fëmijëve “Temple Street” në Dublin.

Viktimat e tjera të reja, një djalë 5-vjeçar dhe një vajzë gjashtëvjeçare, janë liruar nga spitali “Crumlin Children's Hospital”.

Kujdestarja e guximshme e fëmijëve, Leanne u tha të jetë në një gjendje të rëndë, por të stabile në spitalin Mater të Dublinit. /DailyMail

Sulm me thikë në Dublin: Pesë të plagosur, mes tyre tre fëmijë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024