Punimi i profesorit Ardrit Gashi nga UP, ndër më të mirët në garën e UNIDROIT
Lajme
Lexohet për: 2 min.
y5uy54u4
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Punimi i profesorit të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës Ardrit Gashi është vlerësuar si ndër më të mirët, duke u renditur në vendin e katërt në garën e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Unifikimin e të Drejtës Private UNIDROIT, ka bërë të ditur Universiteti i Prishtinës.

Gara është organizuar në vigjilje të 30-vjetorit të Parimeve të UNIDROIT, të cilat janë një prej akteve juridike/instrumenteve më të rëndësishme të këtij instituti për kontratat komerciale ndërkombëtare.

Punimi në formë eseje i profesor Gashit analizon dhe jep ide për hapësirat/mundësitë e aplikimit të këtyre parimeve si e drejtë e “butë”, në juridiksione ku rregullat të drejtës ndërkombëtare private si e drejtë e “fortë” sfidojnë aplikimin e tyre, përkundër nivelit të avancuar juridik që kanë Parimet e UNIDROIT.

Në këtë drejtim dhe mbi të gjitha, punimi rekomandon aplikim të qasjeve më ndryshe se deri tani të UNIDROIT në përmbushjen e objektivave të tyre.  

UNIDROIT është një organizatë ndërqeveritare dhe e pavarur me seli në Romë, e cila studion nevojat dhe metodat për modernizim, harmonizim dhe koordinim të drejtës private ndërmjet shteteve dhe grupeve të shteteve, dhe në këtë mënyrë të nxjerrin akte juridike, instrumente ligjore, parime dhe rregulla uniforme dhe të përbashkëta për të gjitha shtetet https://www.unidroit.org/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024