Punime në rrjetin e ujësjellësit, këto zona do të mbesin pa ujë të dielën
Lexohet për: 1 min.
KRU-Prishtina-2
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se këtë të diel, më 24 prill, kanë planifikuar realizimin e disa punimeve teknike në rrjet, në gypin me diametër 600 mm, në disa zona në kryeqytet.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se si rrjedhojë pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 10:00 – 17:00 do të mbesin lagjja Kodra e Trimave në tërësi, lagjja Medrese, lagjja  Çamëria, lagjja Kolovica e Vjetër, fshati Llukar, fshati Makoc, fshati Sinidoll dhe pjesa e lartë e lagjes Arbëria (lagjja e re mbi komunën e Prishtinës).

“Punimet teknike do të fillojnë në orën 06:00-18:00 derisa ne,  përmes rezervuarëve do të mundohemi që konsumatorët t’i furnizojmë me ujë të pijshëm në orët e mëngjesit dhe para kohës së iftarit, të ditës së diel”, thuhet në njoftim.

KRU Prishtina ka shtuar se intervenimet e tilla të planifikuara në  rrjetin e ujësjellësit  po realizohen për një funksionim më të mirë të infrastrukturës së ujit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025