Punëtori 48-vjeçar humb jetën në vendin e punës në Shtime
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Punëtori 48-vjeçar humb jetën në vendin e punës në Shtime
Një 48 vjeçar ka humbur jetën pas lëndimeve në vendin e tij të punës në një kompani në zonën industriale në Shtime, bëri të ditur zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
‘’Ju njoftojmë se me datën 15.04.2026, rreth orës 20:45, kemi pranuar një nformatë se në një kompani, në zonën industriale në Shtime, një person (punëtor) rreth 48 vjeç, është lënduar gjatë punës. Ai është dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij’’, tha Veseli.
Sipas tij, njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë patrullat policore dhe hetuesit e stacionit.
“Gjithashtu janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, prokurori i shtetit, si dhe Inspektorati i Punës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore”, tha Veseli.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.