Punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës protestuan të martën para parlamentit për shkak të pagave të ulëta. “Kemi punuar si skllevër mjaftë më sepse nuk po mund t’ia dalim”, “Nuk mundemi me punua me 275 euro kur kemi me udhëtua e me pagua ushqim”. Këto ishin disa nga ankesat e punëtorëve teknikë të Kuvendit, të cilët po kërkojnë që paga nga 275 euro të rritet në 500 euro.
E për këtë pagë të ulët është kritikuar kompania kontraktuese, ku sipas Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovës, kësaj kompanie private Kuvendi i Kosovës ia paguan 18 mijë euro në muaj, ku 9 mijë euro i mbesin fitim kompanisë.
Ndërsa, përfaqësuesja e punëtorëve teknikë, Nazife Krasniqi është shprehur se qe gjashtë vjet paguhen me nga 275 euro në muaj, kurse sipas saj për këto vite pagat iu janë rritur vetëm dy herë nga 20 euro.
Po ashtu, një punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës, Hanife Hyseni ka shtuar se edhe mjetet financiare për Kursime Pensionale në Trust, kjo kompani nuk iu ka paguar.
https://kosovapress.com/punetoret-teknike-te-kuvendit-te-kosoves-protestojne-neser-kjo-eshte-arsyeja