Punëtorët teknik dhe fizik të disa shkollave, QMF-ve dhe QKUK-së nga 3 shtatori hyjnë në grevë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Nga 3 shtatori punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të disa shkollave në Prishtinë, të Qendrave të Mjekësisë Familjare  dhe të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), do të hyjnë në grevë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jufuz Azemi.

Ai, ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e këtyre punëtorëve, për siç thotë se gjasat janë qw pagat e tyre mos të implementohen me rritje nga 1 shtatori.

“Me kërkesën e punëtorëve teknik dhe atyre të sigurimit fizik të shkollave: “ Dardanisë” , “Pjetër Bogdani”, e Muzikës ,”Naim Frashëri”, “Shkolla e Gjelbër” , “Mehmet Xhevori” , “Hoxhë Kadri Prishtina”, “Avdyl Frashëri”, “Asim Vokshi”, “Gjergj Fishta” të komunës së Prishtinës,  të gjitha QMF-ve në Prishtinë dhe punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së më 3 shtator do të fillojnë grevën e tyre pasi që pagat e tyre ka gjasa mos të implementohen me rritje nga 1 shtatori”, ka shkruar Jusuf Azemi në Facebook.

https://kosovapress.com/mbi-nje-mije-punetore-teknike-e-ata-te-sigurimit-do-te-hyjne-ne-greve-nga-shtatori

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024