Mbi një mijë punëtorë teknikë e ata të sigurimit do të hyjnë në grevë nga shtatori
Lexohet për: 2 min.
FSPTPK
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbi një mijë punëtorë teknikë dhe ta të sigurimit nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, shkollave të mesme, shkollave fillore, Universitetit të Prishtinës, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës do të hyjnë në grevë që nga muaji shtator. Ata po kërkojnë rritje të pagave nga 275 euro  sa i marrin aktualisht në 405 euro.

Kështu bëri të ditur, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi pas takimit të mbajtur me përfaqësuesit e shoqatave sindikale të QMF-së në Prishtinë, të shkollave, të sigurimit të QKUK-së dhe të UP-së.

Ai tha se është marrë vendim që punëtorët e QKMF-ve, punëtorët e sigurimit në QKUK dhe ata të shkollave të mesme dhe fillore të hyjnë në grevë që nga data 3 shtator. Derisa punëtorët  teknik të Kuvendit të Kosovës do të fillojnë grevën me 16 shtator.  

Ndërkaq, punëtorët teknik të UP-së ende nuk kanë vendosur se kur do të hyjnë në grevë.

Përfaqësuesja e shoqatës sindikale të QMF-së në Prishtinë, Emine Sahiti  u shpreh e zhgënjyer nga mos mbajtja e premtimeve që pagat e tyre të rriten.

Pagën pre 275 eurove ajo e quan shaka, pasi thotë se me të nuk mund të mbulojë asnjë shpenzim.

Po ashtu, edhe përfaqësuesja e punëtorëve teknik të Kuvendi të Kosovës, Nazife Krasniqi tha se kanë bërë disa herë kërkesë për rritje të pagave, porse nuk kanë marrë përgjigje pozitive. Ajo tha se puna pas orarit, udhëtimi dhe ushqimi nuk paguhen, për çka shtoi se kjo pagë nuk është e mjaftueshme për ta.

Ndërkaq, përfaqësuesi i punëtorëve teknik nga shkolla fillore e mesme e ulët “Shkolla e gjelbër”, Ruzhdi Ademi tha se ndihen të diskriminuar ngase gjysma e stafit janë me kompani private ndërkaq të tjerët me atë të komunës.

Ai tha se ka dallime mes pagave të tyre dhe se paralajmëroi se urgjentisht do të hyjnë në grevë dhe nuk do të punojnë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024