Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje të pagave, kërcënojnë me grevë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qindra punëtorë të KEK-ut protestuan të enjten, duke kërkuar rritje të pagave. Para zyrave qendrore të KEK-ut në Prishtinë, ata kërcënuan menaxhmentin aktual se në rast se nuk përmbushin kërkesat e tyre do të hyjnë në grevë, duke lënë siç thanë, Kosovën në terr.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve në KEK, Nexhat Llumnica tha se krahas rritjes së pagës duhet të paguhet edhe rrezikshmëria në punë, shujta e ushqimit dhe pagesa për punën në vikend, sipas Ligjit të punës.

“Ngritja e pagave duhet të jetë e domosdoshme për kohën, për arsyen se ne kemi arritur të tejkalojmë prodhimin, të eksportojmë 10 për qind të prodhimit të energjisë elektrike, kemi arritur të bëjmë Kosovën në dritë, punëtorët janë ata që e kanë arritur, mirëpo menaxhmenti po i injoron punëtorët”, tha ai.

Më kërcënues ndaj menaxhmetit të KEK-ut për rritje të pagave ishte përfaqësuesi tjetër i sindikatës, Xhelal Jashari. Ai tha se rritja e pagave nuk ka alternativë në KEK, pasi në të kundërtën do të hyjnë në grevë.

“Nga këtu i bëjmë apel këtij menaxhimet të dështuar ose të ngritë pagën ose ne do të hymë në grevë dhe Kosova do të jetë në terr”, theksoi ai.

Përkrahje kërkesave të punëtorëve të KEK-ut dha edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

Ndërkaq, kryetar i Sindikatës së Administratës Publike, Ali Gashi tha se kërkesat për rritje pagash në KEK janë legjitime.

Punëtorët e KEK-ut marshuan edhe para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku potencuan nevojën e pranimit edhe të 2000 mijë punëtorëve të rinj në KEK./KosovaPress/  

No description available.
No description available.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024