Publikohet orari i plotë i Kosovës në Ligën e Kombeve
Lexohet për: 1 min.
2-Orari Kosova
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbrëmë, Kombëtarja e Kosovës mësoi kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve.

Në shortin që u hodh në Paris, “Dardanët” u pozicionuan në Grupin 2 të Ligës C, së bashku me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e ndeshjes mes Lituanisë dhe Gjibraltarit, raporton KosovaPress.

Kosova do ta hap edicionin e ri të Ligës së Kombeve të premten e 6 shtatorit, ku si vendase do të zhvillojë ndeshje kundër Rumanisë.

Tani është publikuar edhe orari i plotë i Kosovës në Ligën e Kombeve, dhe atë e gjeni më poshtë.

E premte, 6 shtator 2024, ora 20:45

Kosovë – Rumani

E hënë, 9 shtator 2024, 20:45

Qipro – Kosovë

E shtunë, 12 tetor 2024, ora 15:00

Lituani/Gjibraltar – Kosovë

E martë, 15 tetor 2024, 20:45

Kosovë – Qipro

E premte, 15 nëntor 2024, ora 20:45

Rumani – Kosovë

E hënë, 18 nëntor 2024, ora 20:45

Kosovë – Lituani/Gjibraltar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024