Publikohen karateistët që e përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022
Lexohet për: 1 min.
14-KOK
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka vazhduar sot me publikimin e ekipeve që marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ku tani radhën e ka ai i karatesë.

Në edicionin e 19-të të Lojërave Mesdhetare që do të zhvillohen në Algjeri, Kosova do të përfaqësohet nga pesë karateistë, përcjell KosovaPress.

Listës i prin Elhami Shabani, i cili së fundmi fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë.

Po ashtu, pjesë e ekipit të karatesë janë edhe trajnerët Ylber Syla dhe Nazmi Gashi, ndërsa në rolin e gjyqtarit do të jetë Besart Vitia.

Më poshtë e gjeni ekipin kosovar të karatesë për Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Elhami Shabani (kategoria deri në -75 kilogramë)

Fortesa Orana ( kategoria mbi +68 kilogramë)

Melos Gashi (kategoria deri në -84 kilogramë)

Albulenë Gërvalla (kategoria deri në -55 kilogramë)

Adelina Rama (kategoria deri në -61 kilogramë)

Trajnerë: Ylber Syla dhe Nazmi Gashi

Gjyqtar: Besart Vitia

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025