PSG i ofron Mbappes një kontratë që asnjë klub tjetër nuk mund t’ia ofrojë
Paris Saint-Germain thuhet se i ka ofruar Kylian Mbappes një kontratë të re të vlefshme 100 milionë euro në vit, vetëm për ta bindur atë të refuzojë kalimin te Real Madridi.
Superylli francez mund të bisedojë me klube të tjera që nga 1 janari i këtij viti, pasi që ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me PSG, raporton KosovaPress.
Spekulimet në Francë më herët këtë muaj sugjeruan se Mbappe ka rënë dakord për t’iu bashkuar Realit sezonin e ardhshëm, 18 muaj pasi që refuzoi të kalonte në La Liga vetëm për të qëndruar në “Parc des Princes”.
Por, sipas “AfterFoot RMC”, PSG është e gatshme që ta bëjë Mbappen njërin nga sportistët më të paguar në planet për ta siguruar qëndrimin e tij në klub.
Media franceze thotë se Mbappe ka një ofertë në tavolinë nga PSG, e cila e prek shumën e 100 milionë eurove në sezon.
Gazetari francez, Daniel Riolo e përshkroi këtë marrëveshje si diçka që asnjë klub tjetër nuk mund ta ofrojë, nga një aspekt financiar.