PSG-City, formacionet e mundshme
Sport
Lexohet për: 1 min.
psg-city
1 javë më parë
Linku u kopjua

Manchester City përballet me Paris Saint-Germain në rikthimin e tyre në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Pep Guardiolës zbarkon në kryeqytetin francez pas një fitoreje të shkëlqyer 6-0 të fundjavës në Premier League ndaj Ipsëich Toën, por forma e tyre ngë kompeticionet evropiane është një shqetësim për trajnerin katalanas.

Vetëm tetë pikë nga gjashtë ndeshjet e tyre në fazën e ligës në 2024 do të thotë se skuadra e Guardiolës po lufton për të siguruar një vend në play-off për eliminatoret në raundin e 1/16 - me PSG-në edhe më keq - me vetëm shtatë pikë të grumbulluara.

Luis Enrique është pa dy yje kyç për këtë përballje me mikun e tij të vjetër Pep Guardiola pasi Marquinhos dhe Renato Sanches mbeten jashtë fushës për nikoqirët, përcjellë KosovaPress.

Këto janë formacionet e mundshme të kësaj ndeshje e cila nis nga ora 21:00:

PSG: Donnarumma (GK) — Beraldo, Kimpembe, Hernandez — Zaire-Emery, Ruiz, Vitinha, Mendes — Barcola, Lee, Dembele.

Manchester City: Ederson (GK) — Leëis, Dias, Akanji, Gvarrdiol — Kovacic, Silva, De Bruyne — Foden, Haaland, Doku.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025