Sipas një analize të fundit nga James Sharpe për Daily Mail, intensiteti fizik i Premier League po kthehet në një "thikë me dy tehe" që po dëmton rëndë performancën e klubeve angleze në Champions League.
Edhe pse Anglia dërgoi gjashtë klube në fazën e parë me eliminim direkt, katër prej tyre u eliminuan me një rezultat turpërues të përgjithshëm 28-11.
"Klubet angleze nuk mund t'i kursejnë më këmbët duke kaluar lehtësisht ndaj ekipeve të vogla," shkruan Sharpe, duke vënë në dukje se gara e ashpër brenda kampionatit vendas po i lë lojtarët të djegur fizikisht kur vjen puna te sfidat vendimtare në Evropë.
Përveç lodhjes fizike, artikulli vë në dukje një "mungesë kreativiteti" që ka kapluar futbollin anglez, ku fuqia dhe vrapimi po zëvendësojnë mjeshtërinë dhe vizionin.Statistikat konfirmojnë rënien: vetëm Bruno Fernandes ka kaluar shifrën e 50 shanseve të krijuara këtë sezon, duke treguar se mbrojtësit në Angli nuk po përballen më çdo javë me krijues elitë, gjë që i bën ata të papërgatitur kur ndeshen me "arkitektët" e futbollit kontinental.