Anëtarët e Partisë Socialdemokrate kanë mbajtur një aksion simbolik në urën e madhe në lagjen Lakrishtë, përmes të cilit kanë kundërshtuar dakordimin e arritur në Ohër nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq.
PSD në urë vendosi pankartën me figurën e kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti me hundë të zgjatur si “pinokio” dhe mbishkrimin “Kundër marrëveshjes, kundër mashtrimit”.
Sekretari i PSD-së, Nol Nushi tha se hunda e gjatë e paraqitur në këtë pankartë e kryeministrit Kurti tregon rrugën e mashtrimit në raport me dialogun me Serbinë.
Ai tha se marrëveshja e dakorduar në Ohër konfirmoi se Kurti është dorëzuar.
Nushi ka ftuar qytetarët e Kosovës që t’u bashkangjiten në protestën e së shtunës për të kundërshtuar marrëveshjen e dakorduar mes palës serbe dhe kosovare, e cila nuk është nënshkruar.
Ai u shpreh se presin që pjesëmarrës në këtë protestë të jenë edhe anëtarë të LVV-së të cilat janë mashtruar.
Palët upajtuan për zbatimin e ankesit të marrëveshjes sipas planit evropian. Por, kjo marrëveshje përveç dakordimit nuk është nënshkruar pas refuzimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. /B.Ibishi/