Arrestimet e djeshme në protestën e organizuar kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, nga aktivistë të Partisë Social Demokrate po konsiderohen si të padrejta dhe të jashtëligjshme nga ky subjekt.
Anëtari i kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj tha se vepra për të cilën po dyshohen aktivistët është “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, për çka tha se aty është përdorur vetëm tymues dhe mjete piroteknike.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Kuka e quajti skandal faktin se krahas Policisë së Kosovës, gjatë protestës së djeshme në arrestim u përfshi edhe sigurimi i hotelit ku ka qëndruar Trendafilova.
Dje (e mërkurë), kryetarja e Gykatës Speciale Ekaterina Trendafilova vizitoi Kosovës, me crast zhvilloi takim me shoqërinë civile.
Vizitën e sa, PSD-ja e përcolli me protestë, për cka u arrestuan gjashtë aktivistë, ndër ta Dardan Mollicaj, Nol Nushi, Zgjim Hyseni e të tjera.
Ndërsa policia për të shpërndarë protestuesit ka hedhur gaz lotsjellës.
“TrendafilOUT”, “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, ishin disa nga pankartat e mbajtura nga aktivistët e PSD-së.