Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në një numër të madh të bashkive në Shqipëri, ku deri tash dihet që Partia Socialiste ka fituar në 42 bashki. Ndërsa, koalicioni Bashkë Fitojmë, do t’i drejtojë shtatë bashki.
Partia Socialiste ka fituar në Lushnje, Sarandë, Cërrik, Patos, Librazhd, Rrogozhinë, Bulqizë, Gramsh, Belsh, Roskovec, Tropojë, Dropull, Përmet, Skapar, Poliçan, Konispol, Këlcyrë, Fushë-Arrës, Libohovë, Pustec, Kamëz, Vora, Elbasan, Pusteci, Delvinë, Klos, Kolonjë, Këlcyrë, Tepelenë, Pukë, Peqin, Elbasan, Delvinë dhe Vlorë.
PS ka fituar edhe në Korçë, ku kandidati i PS-së, ka marrë 20996 vota dhe ai i koalicionit BF, ka marrë 13631 vota.
Edhe në Berat ka përfunduar numërimi i votave, ku fitues ka dal kandidati i PS-së me 16580 vota. Kurse, koalicioni BF, ka marrë 10394 vota. Rezultati në favor të PS-së, është edhe në bashkinë Maliq, ku ka marrë 13574 vota. Ndërsa, ai i koalicionit BF, 6875 vota. Kurse, në Kuçovë, PS ka marrë 6904 vota.
PS është afër fitores edhe në Lezhë, Dibër, Vau-Dejës, Devoll, Mat, Prrenjas, Përmet.
E në Mirditë, Has, Himarës, Libohovë, Memaliaj, Pukë, Fushë-Arrëz, ka fituar Koalicioni Bashkë Fitojmë.