Protestuesit serbë provokojnë shqiptarët në një kafiteri në veri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
protestaaa-veriiiiiiii-101024
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Qytetarë të shumtë serbë kanë protestuar sot para objektit të policisë në veri të Mitrovicës, kundër arrestimit të liderit të 'Demokracisë serbe', Aleksandar Arsenijeviq që ka ndodhur të mërkurën pasdite.

Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të Arsenijeviqit, ndërsa mbanin në duar pankarta në gjuhën serbe dhe angleze me përmbajtje "EULEX cila rregull është kjo", “A është BE e shqetësuar", "Veç le të shkoj me radhë" , pankartë kjo me fotografi të kryeministrit Kurti, etj.

Nënkryetari i 'Demokracisë serbe', Stefan Veljkoviq, tha për KosovaPress se sot qytetarët po protestojnë kundër represionit që po bëhet ndaj serbëve nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

Protestuesit, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë të "Listës serbe", pas rreth një orë qëndrimi para objektit të policisë, janë nisur këmbë në drejtim të urës kryesore të Ibrit. Me t'u ofruar pranë njw lokali nw veri, i cili ishte i mbushur me mysafirë shqiptarë, filluan thirrjet 'Serbia, Serbia', duke provokuar kështu mysafirët që ishin ulur në këtë lokal, ndërsa disa prej tyre afroheshin krejt afër duke ju fishkëlluar para fytyrave. Vetëm falë reagimit të mençur të policisë, pjesëtarët e së cilës ishin rreshtuar para këtij lokali, është evituar ndonjë incident i mundur.

Protesta ka zgjatur më shumë se një orë e gjysmë dhe policia ka vëzhguar gjatë gjithë kohës situatën nga afër. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024