Dhjetëra qytetarë janë përgjigjur në thirrjen për protestë tek ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pavarësisht thirrjeve të institucioneve të Kosovës për të mos e bërë këtë.
Thirrja për protestë është bërë përmes rrjeteve sociale dhe Policia e Kosovës ka deklaruar se e njëjta po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta.
Kadri Batusha, i cili kishte ardhur nga Prishtina në Mitrovicë, ka thënë se kanë dalur për të treguar mbështetje për Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it.
“Protesta jonë është qëllimi që kanceri në trup tonë që duan të na instalojnë me u bo Asociacioni, dhe njëkohësisht sa më afër policëve dhe miqëve tanë të KFOR-it këtu, në rast nevoje edhe t’i përgjigjemi atdheut”, ka thënë ai.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Para mbledhjes së qytetarëve, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë thirrje që mos u përgjigjen thirrjeve për protestë në Mitrovicë.
Sveçla ka thënë se thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës dhe marshim drejt veriut, janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Kosovës.