Protestojnë punëtorët e sigurimit në KEK, Llumnica: Po tenderohet jashtëligjshëm
Lexohet për: 2 min.
protesta-Kek-090823
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dhjetëra punëtorë të sigurimit fizik të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kanë protestuar të mërkurën para Qeverisë së Kosovës. Protestuesit me pankarta në duar dhe me vuvezela kanë kërkuar nga ekzekutivi që të përmbushë premtimet e dikurshme të fushatës, që këta punëtorë të kthehen në kuadër të sektorit publik e jo kompanive private. Drejtues të Sindikatës së KEK-ut theksuan se në vazhdimësi po tenderohet jashtëligjshëm nga kjo kompani dhe qeveria nuk po merr masa.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica tha se punëtorët fizik janë të diskriminuar e të dëmtuar rrënjësisht.

Më tej, ai pati edhe kërkesë ndaj kryeministrit Albin Kurti, ku tha se këta punëtorë meritojnë të kthehen në kuadër të KEK-ut.

“Unë kërkojë nga kryeministri i Kosovës, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, nga bordi i KEK-ut që të anulohen këta tenderë për këta punëtorë në mënyrë të paligjshme", tha ai.

Kërkesë për kthimin e këtyre punëtorëve në kuadër të sektorit publik, pati edhe Nexhat Murati, i cili është kryetar i sindikatës “Mbrojtja dhe Siguria”.

Ai paralajmëroi që të ketë protesta edhe më radikale edhe brenda objektit të KEK-ut.

Tash e rreth 40 vjet, Milazim Makolli punon në sigurimin e KEK-ut, ku tha se tashmë nuk kanë asnjë të drejtë në këtë korporatë.

Për më tepër, ai shtoi se dikur i kanë pasur kushtet më të mira të punës.

Edhe Vehbi Islami, i cili punon tash e më shumë se katër dekada në sigurimit e KEK-ut tha se qeveria u kishte premtuar përmirësim të kësaj kushteve, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Protestuesit në shenjë simbolike me kërkesën që të ulen në tavolinë e të bisedojnë me përfaqësuesit e qeverisë, janë ulur para objektit të qeverisë. Megjithatë, protesta ka përfunduar pa biseduar e takuar me institucionet. /Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025