Për të tretën ditë me radhë, në Graçanicë është protestuar në kundërshtim të arrestimit të Dragisha Milenkoviq, për të cilin ekziston dyshim i arsyeshëm se ka kryer krime lufte në Kosovë.
Protesta e tyre ka nisur në orën 12:00 para stacionit policor në këtë komunë, e pastaj ata kanë ecur deri te manastiri i Graçanicës.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Milenkoviq është arrestuar të mërkurën në zonën e Graçanicës, nga Policia e Kosovës, ndërsa një ditë më vonë Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim.
Tutje bëhet e ditur se pasi i kishin transferuar të burgosurit shqiptar nga burgu i Dubravës për në burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, fillimisht kishin formuar kordon në hyrje të burgut nga të dyja anët ku të burgosurit ishin detyruar që të kalonin përmes kordonit dhe të dyshuarit kishin filluar që t’i godasin me mjete të ndryshme.
Gjithashtu është theksuar se pas kësaj, në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke torturuar në mënyrë çnjerëzore, duke maltretuar e shkaktuar e lëndime të rënda trupore, dhunë psikike, traumë dhe pasoja në shëndet dhe duke i kanosur seriozisht për jetë.