Protesta para Kuvendit të Shqipërisë, 15 policë dhe 4 protestues morën trajtim spitalor te Trauma
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Protesta para Kuvendit të Shqipërisë, 15 policë dhe 4 protestues morën trajtim spitalor te Trauma
Tirana
02/07/2026 - 18:31
Linku u kopjua

Pas protestës së zhvilluar gjatë ditës së sotme para parlamentit, 15 efektivë policisë dhe 4 protestues kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë Mirëqenies Sociale, në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës (SUT) u trajtuan 14 efektivë policie dhe 2 protestues. Katër prej efektivëve të policisë vijojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa pjesa tjetër, përfshirë edhe protestuesit, janë larguar nga spitali pasi kanë marrë shërbimin e nevojshëm.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) morën trajtim edhe 1 efektiv policie dhe 2 protestues. Të gjithë janë larguar nga ambientet spitalore pas marrjes së ndihmës mjekësore, raporton ATSH.

Protesta e sotme para Kuvendit përshkallëzoi në tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit, me incidente të shumta gjatë gjithë ditës, përfshirë bllokimin dhe rrethimin e hyrjeve të Kuvendit, duke mos lejuar daljen e deputetëve dhe ministrave pas seancës plenare. Policia e Shtetit njoftoi se janë shoqëruar 18 shtetas.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026