Protesta e studentëve shqiptarë, Mexhiti: Thirrje për vetëdijësim në Maqedoninë e Veriut
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Protesta e studentëve shqiptarë, Mexhiti: Thirrje për vetëdijësim në Maqedoninë e Veriut
Izet Mexhiti
Foto Arkiv
05/04/2026 - 20:10
Linku u kopjua

Njëri nga liderët e VLEN në Maqedoni të Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar lidhur me protestën e studentëve shqiptarë, e cila do të mbahet nesër në orën 12:30 në Shkup.

“Politika gjuhësore në Maqedoninë e Veriut, për fat të keq, është rregulluar me një ligj gjysmak. Ligjet gjysmake japin zgjidhje gjysmake. Prandaj protesta e nesërme është thirrje për vetëdijësim për të gjithë aktorët politikë e shoqërorë të cilët duhet të kontribuojnë për zgjidhje më të mira ligjore dhe politika afatgjate institucionale në vend”, shkroi Mexhiti në Facebook.

Ai u bëri thirrje për ndërgjegjësim në vend të politizimit, duke theksuar se protestat studentore gjithmonë janë alarm për dukuritë shoqërore të cilat strukturat politike duhet t’ i trajtojnë në tërësi.

Përmes mesazhit “Gjuha shqipe thërret – zëri yt është fuqia jonë”, studentët shqiptarë të hënën protestojnë për provimin shqip të jurisprudencës, duke e konsideruar si të drejtë legjitime dhe kushtetuese.

Ndryshe, ditët e fundit studentët shqiptarë në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar dhe Kërçovë kanë nisur aksion simbolik duke vendosur afishe në vende të ndryshme të qyteteve, përmes të cilave kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Në afishet e vendosura, mesazhi është i qartë: “Shqip kemi mësuar – provimin shqip do japim”, duke shprehur pakënaqësinë dhe kërkesën për respektimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026