Pas protestës së zhvilluar sot para Kuvendit, qytetarët u mblodhën për të 33-ën ditë radhazi në sheshin “Skënderbej”, duke përsëritur kërkesat e tyre për dorëheqjen e Kryeministrit.
Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
“Kjo polici tregon që tani ndodhet para një dileme, t’i shërbejnë mafies apo popullit. Duhet të jeni të vëmendshëm e të mos bini pre e provokimeve. Ruani qeverisë, do ta rrëzojmë përmes një revolucioni paqësor Edi Ramën. Një duartrokitje për të gjithë të arrestuarit, ata janë provokuar nga bandat brenda policisë. Nuk kemi qenë për dhunë, revolucioni është paqësor. Ata po kërkojnë dhunë. Nuk duhet të biem pre e provokimeve”, tha ai.
Me pankarta në duar, ata kërkuan gjithashtu largimin e kastës së vjetër politike, ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.Ndërkohë aktivisti Ilir Xhemalaj, tha se Policia e Shtetit ushtroi dhunë ndaj qytetarëve gjatë protestës së zhvilluar sot para Kuvendit, ndërsa theksoi se tubimet do të vijojnë në mënyrë paqësore.
Ai the se protestuesit u përballën me forcën e policisë, por nënvizoi se nuk do t’i përgjigjen dhunës me dhunë, raporton ATSH.