Pas protestës së fermerëve, Haradinaj akuzon Qeverinë: Po e dëmton prodhuesin vendor
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Pas protestës së fermerëve, Haradinaj akuzon Qeverinë: Po e dëmton prodhuesin vendor
qumshti
06/07/2026 - 14:41
Linku u kopjua

Kryetari i nderit i Aleancës për Ardhmërinë, Ramush Haradinaj ka thënë se pamjet e derdhjes së qumështit nga fermerët në lumenj dhe në rrugë janë të dhimbshme dhe shqetësuese.

Haradinaj ka shkruar se si pasojë e vështirësive të krijuara në shitjen e prodhimit të tyre, fermerët po detyrohen të ndërmarrin edhe veprime të tilla ekstreme në shenjë proteste.

“Qeveria në detyrë, me qasje armiqësore, po godet direkt prodhuesin vendor, mirëqenien e fermerit, familjen e tij dhe gjithë ekonominë tonë. Ftoj institucionet të reflektojnë dhe t’i marrin seriozisht kërkesat e fermerëve dhe t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara. Të mos i trajtojnë si kundërshtarë, por si partnerë në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka shkruar ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026