Pronari i Inter Miami tregon shifrën vjetore të Lionel Messi
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Pronari i Inter Miami tregon shifrën vjetore të Lionel Messi
LionelMessi
08/03/2026 - 09:23
Linku u kopjua

Pronari i klubit amerikan Inter Miami, Jorge Mas, ka zbuluar shifrën e madhe që kushton mbajtja në skuadër e superyllit argjentinas Lionel Messi.

Mas ka bërë të ditur se shpenzimet totale për Messin arrijnë nga 70 deri në 80 milionë dollarë në vit, duke përfshirë pagën dhe elemente të tjera të kontratës. Sipas tij, për këtë arsye klubi ka nevojë për sponsorë të fuqishëm dhe të nivelit botëror.

“Arsyeja pse më duhen sponsorë dhe që ata të jenë të klasit botëror është sepse lojtarët janë të shtrenjtë. Unë paguaj Messin dhe ai ia vlen çdo qindarkë por kushton rreth 70 deri në 80 milionë dollarë në vit, në total” -  ka bërë të ditur  Mas, transmeton KosovaPress.

Që nga transferimi i tij te Inter Miami CF në vitin 2023, Lionel Messi ka pasur ndikim të madh jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin komercial të klubit dhe të ligës amerikane Major League Soccer.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026