Promovohet libri për Rambujenë i profesor Arsim Bajramit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Promovohet libri për Rambujenë i profesor Arsim Bajramit
"Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë", është titulli i botimit të ri të profesor Arsim Bajramit.
Ky punim shkencor u promovua në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në mesin e shumë akademikëve dhe profesorëve, raporton KosovaPress.
Arsim Bajrami, i cili ka botuar 40 libra, ka qenë edhe pjesëmarrës në negociatat në Rambuje të Parisit, në cilësinë e këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës.
Në këtë libër prej më shumë se 500 faqesh, ai i prezanton prapaskenat, sfidat por edhe dilemat e delegacionit për të pranuar apo refuzuar përmbajtjen e dokumentit kosovar.
Profesor Arsim Bajrami tha se në historinë politike të Kosovës pas datës së 17 shkurtit, nuk ka datë më të rëndësishme se Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë.
"Kjo konferencë është fitore politike dhe diplomatike e shqiptarëve. Duke pranuar një marrëveshje jo perfekte por duke hapur rrugën që Kosovë të çlirohet e pastaj të pavarësohet me mbështetje të ndërkombëtarëve", u shpreh ai.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.