"Kryemjeshtri" është titulli i librit i promovuar sot në Bibliotekën Universitare të Kosovës kushtuar trajnerit më të mirë në botë në sportin e xhudos, Driton Kuka, me autor Arsim Maxherran.
Roli i trajnerit Kuka në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare u vlerësua lartë nga figura të shquara nga fusha e sportit dhe politikës në vend duke e cilësuar atë si udhëheqësin e sukseseve të njëpasnjëshme që Kosova i ka arritur me anë të sportit të xhudos.
Ai tutje theksoi se sporti i xhudos do të ketë përkrahjen e vazhdueshme të kësaj ministrie dhe të shtetit në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e sukseseve në këtë sport, formulën e të cilave Kuka duhet ta mbaj sekrete përballë shteteve të tjera.
Nga ana tjetër, presidenti i Komiteti Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, duke e falënderuar autorin për librin e botuar, tha se medaljet e shumta, në mesin e të cilave tri të arta olimpike dëshmojnë dhe vërtetojnë se puna e Tonit është e pakrahasueshme dhe e papërsëritshme në këtë sport.
Vet "kryemjeshtri", Driton Kuka pasi pranoi kopjen e parë të librit tha para të pranishmëve se ndihet krenarë për punën dhe sukseset e arritura deri më tani, por që është i bindur gjithmonë se ka mundur dhe mund të bëhet edhe më shumë.
Ai tha se libri i promovuar sot do të mundësojë sukseset e arritura të mbeten si trashëgimi për brezat e rinj.