Para qindra pjesëmarrësve sot në Podujevë është promovuar libri "Krimet serbe në trevën e Llapit", i autorit Arsim Thaçi. Historitë e paraqitura në këtë libër janë rrëfime të vuajtjeve të popullatës civile dhe pasqyrojnë krimet që janë kryer në trevën e Llapit gjatë periudhës së luftës.
Në këtë ngjarje autori i librit Arsim Thaçi foli për kronologjinë e ngjarjeve të asaj kohe për krimet serbe ndaj popullatës së Llapit, e cila ishte e përndjekur nga vatrat e tyre e gjatë kësaj kohe ishin zhvilluar edhe shumë krime monstruoze ndaj popullatës së pafajshme nga paramilitarët serbë.
Po ashtu, pjesëmarrës në promovimin e librit ishin edhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Pajtim Balaj, deputetët llapjanë Vendenis Lahu dhe Fitim Haziri, profesorë e mysafirë të tjerë. Për promovimin e këtij libri autori është mbështetur financiarisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.