“Gjyqtar dhe avokat në kohë të vështira” është libri i cili është promovuar me autor Hasan Hotin. Autori në librin e tij parqet përkushtimin për ta ushtruar profesionin e avokatit me profesionalizëm dhe etikë profesionale, rreziqet e natyrave të ndryshme, duke përfshirë edhe rrezikun e jetës kur mbronin çështje me natyrë politike.
Në ceremoninë e promovimit, recensenti Shemsedin Pira, derisa tregoi detaje për librin, tha se “Gjyqtar dhe avokat në kohë të vështira”, është i vetmi i këtij lloji për kohen më të rëndë të okupimit serb.
Ndërkaq, vet autori i këtij libri, Hasan Hoti ka treguar si ka ardhur deri tek ideja për shkrimin e këtij libri.
“Libri, edhe pse kam tentuar t’i iki, mos të marrë formë shumë voluminoze, me pas hapësirë për më shumë raste karakteristike, se kam menduar se e meritojnë të jenë objekt i këtij libri. Në atë kohë kur kam qenë unë gjyqtar kam pas më pak se 35 vjet, 13 vjet edhe në prokurori dhe në gjykatë, si e kam menduar misionin e gjyqtarit, e që e mendoj sërish, se nuk ka mision më të mirë në këtë botë reale sesa me qenë gjyqtar. Gjyqtar do të thotë prej momentit kur t’i e çel zyrën e kabinetit çdo ditë, muaj, vjet derisa të përfundosh karrierën, e lan drejtësinë mes dy palëve, qofshin civile, apo shteti i cili akuzon dikë dhe pala tjetër që merr pjesë. Ka qenë një e mirë që derisa nuk erdhi Millosheviqi të na fshijë gjithë çfarë kemi pas përpara", tha ai.
“Ky libër duhet të jetë në secilën familje, duhet ta lexojnë, sepse edukimi patriotik nuk bëhet në fakultet, as në shkollë të mesme, por fillon në institucionet parashkollore, kur nxënësit lexojnë, mësojnë çfarë ka përjetuar populli ynë. Po ashtu ky libër duhet të ketë vendin në Fakultetin e Drejtësisë, ku secili student duhet ta lexojë. Nuk mund të jenë as gjykatës, prokuror, e as avokat në qoftë se nuk lexohet ky libër ”, tha Hyseni.