Pas një pune disa vjeçare, e me një kosto relativisht të lartë, sot janë promovuar dy filmat “Mundije” dhe “Rrënjët e Pamposhtura” nga regjisori dhe producenti shqiptar me karrierë në Hollivud të Amerikës, Fatmir Bardhoci.
“Mundije” përfshinë kulturën, trashëgiminë dhe historinë e Kosovës përgjatë viteve 1989 deri në vitin 1999. Ky film gërsheton në vete traditat e shqiptarëve, historinë e tyre duke përfshirë një pjesë edhe shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë periudhës së Holokaustit. Në këtë film morën pjesë edhe aktorë me famë botërore, ndër të cilët janë Eric Roberts dhe Geroge Lazenby.
Regjisori dhe producenti i këtyre dy filmave, Fatmir Bardhoci tha se u deshën disa vite për të krijuar diçka kualitative të nivelit hollivudian, përmes së cilës është paraqitur kultura, trashëgimia dhe historia e Shqipërisë.
Ai tregoi se përmes filmit “Mundije” ndër të tjera bota do të mësoj për vuajtjet e shqiptarëve dhe torturat që ata kanë përjetuar nga sistemi komunist.Por, Bardhoci u shpreh i zhgënjyer nga mospërkrahja e institucioneve të vendit për promovimin e këtyre dy filmave, për çka tha se janë ftuar zyrtarisht të marrin pjesë edhe në këtë prezantim, porse nuk mori përgjigje pozitive nga askush.
E ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së fundit në Kosovë, Skender Misiri i cili është angazhuar në promovimin e këtyre filmave përmes një kompanie të filmit që ai po e udhëheq, e vlerësoi lartë iniciativë për realizmin e këtyre krijimtarive.