ProMaxx Store hap sezonin festiv, sjell dekore unike dhe glamuroze
Biznes
Lexohet për: 3 min.
ProMaxx Store hap sezonin festiv, sjell dekore unike dhe glamuzore
1 muaj më parë
Linku u kopjua

"Krijo magjinë e festave me ne" është moto e sivjetme e "ProMaxx Store". Të premten në mbrëmje është bërë hapja e sezonit festiv në praninë e kolegëve dhe qytetarëve. Stoli e dekorime të gjitha unike e glamuroze mund të gjenden në hapësirat e "ProMaxx Store" në Fushë Kosovë. Nga sot deri të dielën klientët do të kenë mundësinë të blejnë me 20 për qind zbritje të gjitha produktet.

Lora Shkreta nga ProMaxx Store thotë se është viti i dytë që bëjnë hapjen e sezonit festiv.

"Sot bëhet hapja zyrtare e hapjes së sezonit festiv. Është viti i dytë me radhë që e kemi menduar si koncept për të nisur sezonin festiv dhe të mbushet me dekorime të Vitit të Ri, të gjitha festave të fundvitit. Bredha, stoli, dekorime të ndryshme të gjitha me një vend edhe realisht ka ecur bukur mirë dhe tash për vitin e dytë po mendojmë që njëjtë do të vazhdojë", tregon ajo.

Ani pse këtë vit më herët, Lora Shkreta thotë se ka interes të madh të qytetarëve.

"Është fakt që këtë vit është pak më herët, është interesimi bukur i madh. Ne edhe vet po habitemi dita-ditës që po ka klientë që janë të interesuar prej tash që t'i dekorojnë bredhat, hapësirat e tyre, zyrat, shtëpi , lokale, gjithçka. Duket pak herët por ndoshta edhe ambienti kur hyn brenda në ProMaxx të bën që të blesh një bredh", tha ajo.

Për nder të hapjes së sezonit festiv, klientët do të kenë mundësi këtë fundjavë të blejnë të gjitha produktet me 20 për qind zbritje.

"ProMaxx Store njihet se ka produkte shumë unike dhe glamuroze. Jemi menduar për çdo detaj të vogël. Për dekorime që realisht nuk jemi mësuar t'i shohim vazhdimisht. Janë më unike dhe stafi realisht është mjaft bashkëpunues dhe i ndihmojnë çdo klienti që dëshiron të blejë një bredh dhe dëshiron të dekorojë një bredh. Realisht ProMaxx njihet për produktet e tij unike...Kemi menduar ProMaxx Store që t’iu  ofrojmë klientëve 20 për qind zbritje në të gjitha produktet. Zbritja është gjatë vikendit, prej të premtes deri të dielën", përfundon ajo.

ProMaxx Store ka hapur dyert për klientë qe gjashtë vjet dhe fillimisht ka startuar me tregtinë e biçikletave dhe trotineteve elektrike për fëmijë. Ndërkaq, tash e dy vjet ka konceptualizuar sezonin festiv.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024