Asnjë vendim i deritanishëm i Trump nuk afekton negativisht Kosovën, thotë Presidenca
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Asnjë vendim i deritanishëm i Trump nuk afekton negativisht Kosovën, thotë Presidenca
1 orë më parë
Linku u kopjua

Asnjë nga vendimet e deritanishme të presidentit Donald Trump nuk do ta afektojnë negativisht Kosovën tani për tani, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof në takimin e së martës me shefen e stafit të presidentes Learta Hollaj në Uashington, ka bërë të ditur për KosovaPress Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.

“Shefja e stafit të presidentes Osmani, Learta Hollaj është takuar dje në Uashington  me Alexander Kasanof, zëvendësndihmës sekretar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor nga i cili ka marrë konfirmimin se asnjë nga vendimet e deritashme të presidentit Trump, tani për tani, nuk e afektojnë negativisht Kosovën”, ka thënë Kupina.

Kujtojmë, deklarata e Presidencës vjen pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv që pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane për tre muaj derisa të shqyrtohen nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025