Në prag të Pashkëve Katolike, Imzot Dodë Gjergji me porosi për paqe
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e Pashkëve Katolike, Imzot Dodë Gjergji duke uruar besimtarët ka dhënë edhe mesash paqeje.

Ai ka ftuar të gjithë njerëzit, që pavarësisht bindjeve të tyre fetare, pozicioneve shoqërore, përkatësive etnike apo përgjegjësive politike që kanë, të bëjnë ç'është e mundur, që të mbizotërojë paqja e vërtetë, harmonia, barazia dhe toleranca fetare.

“Për të mbërri këtë gjë, është e domosdoshme që sa më parë të arrihet pajtimi i gjithmbarshëm mes nesh. Ashtu që, si dikur edhe tani, të dimë të përballemi bashkërisht me të sotmen dhe ta ndërtojmë të ardhmen duke iu përshtat rrethanave të reja që imponohen. Në harmoni të plotë me ata që na mundësuan lirinë që gëzojmë dhe në përputhje të plotë me synimet e të parëve tanë. Kjo, jo vetëm që është e domosdoshme, por është edhe e drejtë, të pajtohemi për të mirën e përbashkët mes nesh dhe me të tjerët. Do të ishte vërtetë e pa falshme, që ne, akoma pa i shijua mirë frytet e paqes dhe shijen e lirisë, t’i kthehemi tmerrit dhe trishtimit të luftës”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024