Prokuroria Speciale pranon donacion nga Ambasada Britanike për regjistrimin e intervistave
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë të martën i ka dorëzuar Prokurorisë Speciale të Kosovës një donacion me pajisje për regjistrimin e intervistave audiovizive, ku me këtë rast kryeprokurori, Blerim Isufaj ka mirëpritur ambasadorin e këtij shteti, Jonathan Hargreaves.
Me këtë pajisje Prokuroria Speciale do të sigurojë që provat e mbledhura të ruhen në formën e tyre më të vërtetë, duke rekorduar saktë intervistat me dëshmitarët, të dyshuarit, dhe palët e tjera relevante. Isufaj, ka thënë se është motivuese fakti që Britania e Madhe është ndër partnerët kryesorë, mbështetës i Prokurorisë Speciale të Kosovës për të luftuar krimet.
Ndërsa, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, shpreson se kjo pajisje do të jetë në gjendje të rrisë kapacitetin e Kosovës edhe më tej në trajtimin e sfidave kritike më të cilat ballafaqohen proceset gjyqësore, dhe në këtë mënyrë do të rritet transparenca dhe integriteti i procedurave ligjore në Kosovë./A. Shala/