Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për dy të dyshuarit për spiunazh
Lexohet për: 2 min.
spiunat
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Kosovës e njofton se kundër të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, sot i ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit, Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale: Spiunazhi nga neni 124 par. 3 të KPRK-së, ndërkaq i pandehuri M.Q. ka kryer edhe veprën tjetër penale: Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par 1 të KPRK-së, si dhe ekziston dyshimi se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale për të cilat dyshohen”, thuhet në njoftim.

Bedri Shabani e Muharrem Qerimi u arrestuan dje nën dyshimin për spiunazh, ku dyshohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe.

Policia e Kosovës sot ka dhënë disa detaje të reja për këtë rast. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska dhe gasmaska ushtarake.

https://kosovapress.com/aki-zbuloi-spiunet-e-bia-s-serbe-ne-ferizaj

https://kosovapress.com/kapja-e-spiuneve-te-bia-dogana-del-me-sqarim

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024