Prokuroria jep detaje për therjen me thikë të të miturit në Mitrovicë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Prokuroria jep detaje për therjen me thikë të të miturit në Mitrovicë
prokuroria mitrovice
03/07/2026 - 17:09
Linku u kopjua

Tre të mitur dyshohen për therjen me thikë të një bashkëmoshatari në Mitrovicën e Jugut më 2 korrik 2026, rreth orës 15:42.

Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, e cila ka konfirmuar rastin për KosovaPress, ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Rasti në fjalë dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit, ndërkaq të përfshirët janë të mitur, të moshës rreth 13 deri në 15 vjeç. I dëmtuari ka pasur gërvishtje në regjionin e gjurit” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Prokuroria në përgjigjet me shkrim nga Prokuroria bën të ditur se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje, është therur me thikë nga tre persona të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në njoftim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026