Spekulime po qarkullojnë se autoritetet spanjolle kanë kërkuar një dënim me burg prej katër vitesh e nëntë muaj për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti për shkak të falsifikimeve të taksave.
Mediat spanjolle, përfshirë “Relevo” dhe “OK Diario”, bëjnë të ditur se Prokuroria e Madridit ka kërkuar një dënim prej katër vitesh dhe nëntë muajsh me burg për trajnerin e Realit, Carlo Ancelotti, raporton KosovaPress.
Thuhet se italiani “simuloi” lëshimin e të drejtave të tij të imazhit te kompani të tjera për të fshehur të ardhurat.
Ancelotti, ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, fillimisht iu bashkua Real Madridit në vitin 2013 dhe kaloi dy vjet në “Santiago Bernabeu”, duke fituar një historik “La Decima'” titullin e dhjetë të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit në sezonin 2013/14.
Gjatë kohës së tij në Madrid, taktikani italian u bë trajneri i parë që fitoi titujt vendas në pesë ligat më të mira evropiane dhe i pari që fitoi katër tituj të Ligës ë Kampionëve.