Prokuroria deklarohet serish rreth intervistimit të Martin Berishajt
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Kosovës është deklaruar serish rreth intervistimit të ambasadorit Martin Berishaj, për të cilin thuhet se është i përfshirë në afera financiare. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ambasadori i Kosovës në Kroaci është intervistuar sot me ftesë të Prokurorisë Speciale, me dyshimet për veprat penale shpëlarje e parave, shmangia nga tatimi dhe mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

Tomë Gashi flet serish për intervistimin e Martin Berishajt në Prokurorinë Speciale • KosovaPress

“Ju njoftojmë se ambasadori Martin Berishaj, edhe më herët është ftuar për intervistim, por vetë Berisha kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale që të shtyhet intervistimi, për shkak të angazhimit të tij si ambasador,” thuhet në njoftim. Gjatë ditës lidhur me rastin kanë folur edhe avokati Tomë Gashi dhe zëdhënësi i Prokurorisë Speciale Ekrem Lutfiu, por nuk kanë dhënë detaje me arsyetimin se deklarata e Berishajt është konfidenciale. Ndryshe, më herët ishte raportuar për një aferë financiare të ambasadorit Martin Berishaj në Slloveni. Berishaj shërben si ambasador i Kosovës në Kroaci që nga viti 2021. Ai ka shtetësi sllovene dhe para dekretimit si ambasador në Kroaci atij i është dhënë shtetësia e Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024