Tomë Gashi flet serish për intervistimin e Martin Berishajt në Prokurorinë Speciale
Lexohet për: 1 min.
tom-gashi-foto
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Avokati Tomë Gashi ka folur për herë të dytë sot lidhur mbi intervistimin e ambasadorit të Kosovës në Zagreb Martin Berishaj në Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK) pas pretendimeve për përfshirje në një aferë financiare. Gashi më herët kishte zgjedhur rrjetet sociale për intervistimin e ambasadorit Berishaj, ndërsa në orët e pasdites ai dha një deklaratë të shkurtër për media. AI edhe një herë përsëriti se deklarata e ambasadorit Berishaj në prokurori është konfidenciale dhe se për këtë duhet pyetur prokuroria.

Pak para deklarimeve të avokatit Tomë Gashi, nga Prokuroria Speciale e Kosovës folën mbi intervistimin e Berishajt, por që as ata nuk dhanë shumë detaje.  

Zëdhënësi Ekrem Lutfiu tha se nuk është i informuar lidhur me intervistimin e Berishajt dhe se nuk mund të flasë më shumë.

“Sikur të kishte aktakuzë ju kishim informuar si gjithmonë, përderisa nuk ka - nuk ju kemi informuar," tha Lutfiu./A.Drenica/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025